
Nicolas Bay, eurodeputeti ekstremist francez ka vazhduar me postime kundër shtetit të Kosovës. Duke nxjerrë fotografitë e disa fëmijëve të veshur kuq e zi në qytetin e Prizrenit, ai ka shkruar se Kosova si një shtet mafioz i keqpërdor fëmijët, raporton Gazeta 10.
“Dëshmi tjetër se “qeveria” kosovare është vetëm një vazhdimësi e mafisë shqiptare dhe e shtetit të islamizuar: ata përdorin drejtpërdrejt fëmijët për propagandën e tyre duke i bërë të valëvijnë flamurin shqiptar në rrugët e Prizrenit” ka shkruar Bay.
Ndaj tij ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale, por jo ndonjë qëndrim zyrtar deri më tani./Gazeta10