Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Politikani gjerman plagoset me thikë

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 10:49

Një politikan vendas nga partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u plagos në një sulm me thikë në Mannheim të martën vonë, raportoi të mërkurën agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër me thikë në një demonstratë anti-islame në të cilën u vra një polic.

Sulmuesi me thikë u arrestua menjëherë pas incidentit rreth orës 20:45, të martën, shkruan Reuters.

Dega lokale e AfD tha se politikani i plagosur ndodhet në spital dhe se autori mund të jetë një aktivist radikal i majtë, sipas DPA-së.

Policia lokale nuk pranoi të komentonte dhe zyra lokale e AfD-së nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters, për intervistë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.