
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Blerim Gashi, Fidan Rama, Halil Matoshi, Shqipe Pantina kanë thënë se Xhafer Gashi është kandidati më meritor për kandidat në Kuvendin e Kosovës.
“Xhafer Gashi përveç që është kryetar mjaft i suksesshëm në Obiliq paraqet një rikthim natyral në skenën politike. Xhafer Gashi nga kjo listë këtu e ka më meritoren hyrjen në Parlament”, ka thënë Gashi.
“Xhafer Gashi më së shumti i sjell vota LDK-së dhe është prurja më përmbajtësore brenda LDK-së”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/