Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Popullist shfaqe egon” – Murati paralajmëron konfrontim të Kurtit edhe me Bidenin

Gazeta10
30 May 2023 - 22:48

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar situatën e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, duke paralajmëruar përplasjen e Kurtit me presidentin amerikan, Joe Biden.

”Ende ka shumë për t’u parë. Pa konfrontim me Bidenin nuk shkohet në fazën e ardhshme të shpërfaqjes së egos. Sa për Kosovën, shqiptarët, jetët e çdo qytetari të këtij vendi, veriun e mos të flas për Kosovën Lindore e cila në thelb është interesi ynë jetik, nuk brengoset as një grimë fatkeqësisht. Ato janë vetëm instrumente në funksion të popullizmit dhe egos së “njëshit”, ka shkruar Murati në Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për The Guardian, reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken e ka cilësuar si “shume naive”. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.