Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Porto Palermo Festival, në mbrojtje të mjedisit

Gazeta10
09 July 2023 - 8:59

Në këtë vit, Porto Palermo Festival do të bashkojë forcat me organizata të dedikuara ruajtjes së mjedisit për të shenjuar fillimin e edicionit të tretë të tij.

Ky festival synon, jo vetëm të sjellë artistët më të mirë për të performuar në skenën e vet autentike, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri.

Gjatë dy edicioneve të para, 2021 dhe 2022, fokusi ishte rivitalizimi i kësaj pike turistike dhe zonës së portit.

Festivali nis sot rrugëtimin përmes pastrimit të detit dhe përmirësimit të hapësirës përreth kalasë, besimplotë në krijimin e ndërgjegjësimit te turistët dhe vizitorët dhe duke edukuar të rinjtë drejt një ndikimi të qëndrueshëm.

Festivali i Porto Palermos, ashtu si dhe në edicionet e tjera, do të mbushë kalanë historike të Ali Pashës, fundjavave përgjatë 1 muaji. E vendosur në një ishull të vogël në Gjirin e Porto Palermos, kjo perlë kulturore ndërthur traditën, historinë, detin dhe muzikën në një mjedis mahnitës, shkruan Atsh. Pikërisht aty violinist i mirënjohur Olen Cesari do të mbledhë një grup artistësh të jashtëzakonshëm, që do të sjellin në jetë kështjellën çdo fundjavë, duke shkrirë modernizmin dhe trashëgiminë shqiptare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.