Gazeta10

Pranë largimit nga “aspirinat”, ylli i Leverkusen: Jam i lumtur që më kërkon Bayern Munich

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah mund të largohet nga klubi aktual në merkaton e kësaj vere. Destinacioni i ardhshëm i Tah me shumë mundësi do të jetë Bayern Munich, të cilët po insistojnë shumë për të siguruar shërbimet e tij. Është vetë gjermani që ka folur së fundi për merkaton dhe mundësitë e tij për largim nga Leverkusen.

“Unë gjithmonë kam pasur synim të fitoj një titull me Bayer Leverkusen dhe ia arrita. Ne ia dolëm dhe unë thashë kontributin tim. Ne do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja. Është e qartë se unë duhet të marr një vendim, sepse klubi ka komunikuar qartë se ose do të vazhdoj kontratën time, ose do të largohem. Klubi nuk do që një lojtar të largohet si transferim i lirë, kështu që i kuptoj plotësisht dhe së shpejt do marr vendimin tim”, tha fillimisht qendërmrbojtësi.

Më tej, Tah foli edhe për mundësinë e transferimit të tij te Bayern Munich. Gjermani shprehet shumë i lumtur që ka interesim nga një bavarezët, duke theksuar se janë një klub i madh.

“Jam duke menduar se cili do të jetë hapi tjetër, ai i duhuri për mua. Nuk e di nëse do të qëndroj te Leverkusen apo do shkoj diku tjetër. Kam lexuar shumë për Bayern Munich dhe jam i lumtur që jam i lidhur me një transferim te një klub i madh, por do të shohim në fund”, mbylli fjalën e tij 28-vjeçari.

Kujtojmë që Tah ka qenë një nga pikat kyçe të Leverkusenit në sezonin që lamë pas. Në 48 ndeshje të luajtura, mbrojtësi ia ka dalë që të shënojë edhe 6 gola dhe të asistojnë në 1 tjetër.

NË FOKUS

arlind-gashi1
Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit
Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare