Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prekazi: Po më pëlqen qe ekipet kosovare po rriten çdo herë e më shumë sa i përket lojës

Gazeta10
16 July 2023 - 22:56

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin dhe Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Sunaj Keqi, Lorik Jashanica, Arbër Prekazi dhe Kron Sadiku.

Gjatë diskutimit për ekipet kosovare që zhvilluan ndeshjet e tyre në garat evropiane foli edhe Arbër Prekazi, lojtar i SC Gjilanit.

“Po më pëlqen fakti që ekipet kosovare nuk po ndihen më inferioritete në garat evropiane ndaj ekipeve më solide, dhe kjo tregon për zhvillimin e futbollit kosovar.”, tha ai.

Tutje, Prekazi foli pak edhe për ndeshjen e Ballkanit ndaj Ludogorets.

“Ndeshjen e Ballkanit e kemi shikuar së bashku me skuadrën e Gjilanit, Ballkani e shkeli me lojë skuadrën e Ludogorets.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.