
Raporti: Arza Kastrati / Kanal10
Në përvjetorë historikë si ky i 28 nëntorit, nuk mungojnë vizitat dhe homazhet në Prekaz. Përfaqësues institucionalë, partiakë e qytetarë të shumtë nga Kosova dhe trojet shqiptare, gjatë së hënës, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, shkruan Kanal10.
Në kremtet e 28 nëntorëve, Prekazi i Adem Jasharit, përvitshëm bëhet vendtakim i të gjithë shqiptarëve.
Homazhe në varreza, si dhe vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, gjatë së hënës kanë bërë përfaqësues të institucioneve, si dhe qytetarë të shumtë.
Ata kanë thënë se sakrifica e Jasharajve mbetet themeli i shtetit të Kosovës, derisa janë zotuar se do të punojnë për të jetësuar amanetin e Adem Jasharit.
Homazhe vizita kanë bërë edhe qytetarë të shumtë nga Kosova e diaspora.
Në Kompleksin Memorial në Prekaz ka bërë bashkë edhe arkivat shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, ku është hapur ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur”, duke pasqyruar faktet që tregojnë rrjedhën e historisë shqiptare.