
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar nga një qytetar nga Gjilani, Sali Abazi, për neglizhimin nga komuna për asfaltimin dhe rregullimin e kanalizimit në rrugën 1 Tetori, lagja Arbëria, raporton Gazeta10.
Tutje, ai tha se për ndërtimin e kanalizimeve është marrur cdo familje për veti për shkak të nevojës.
“Desha të njoftoj për një rrugë në lagjen Arbëria, rruga 1 Tetori, është e pa asfaltuar, jo e investuar nga komuna qe 20 vite, vetëm qytetarët këtu angazhohen për ndërtimin e kanalizimeve secila e ka rregullu për familjen e vet, ujësjellsinë, rruga është e paasfaltuar, asnjëherë nuk ka marrë masa asnjë kryetarë i komunës deri më tani për me investu.”, tha ndër të tjera Sali Abazi.
Ai theksoi se në këtë rrugë janë rreth 15 familje dhe se premtime për t’u rregulluar janë bërë cdo fushatë.
“Të gjitha rrugët tjera, edhe rruga kryesore janë të asfaltuara vetëm kjo dikun është nja 200 metra, jetojnë diku mbi 15 familje. Gjatë fushatave çdo herë kanë premtuar mirëpo nuk e asfaltojnë”, tha Abazi./Gazeta10.