
Teksa në zyret e Eulexit në Prishtinë po qëndron ish-presidenti Thaçi, disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj Gjykatës në Hagë, atje ku edhe po mbahen ish-krerët e UÇK-së, raporton Gazeta10.
“President ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke” e “Hashim Thaçi” janë disa prej brohoritjeve të tyre.
Ndryshe, aktualisht Thaçi është duke u takuar me bashkëshorten e tij, pas takimit me vëllezërit. Ata nuk janë lejuar të japin detaje. /Gazeta10