Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidenti Begaj vizitë në Azerbajxhan

Gazeta10
06 July 2023 - 10:58

Presidenti i Shqipërisë ,Bajram Begaj udhëton sot drejt Azerbajxhanit me ftesë të homologut të tij Ilham Aliyev ku do të pritet me në një ceremoni shtetërore.

Në takimin e Begajt me homologun dhe zyrtarët e tjerë të lartë, bashkëpunimi dypalësh, interesi i ndërsjelltë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri, do të jenë kryefjalë e bisedimeve.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.