Gazeta10

​Presidenti i Interit: Finalet po i luajmë ndryshe

Presidenti i Interit, Steven Zhang beson se fitorja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës dëshmon se zemrat dhe mendjet e lojtarëve përgatiten më ndryshe për ndeshjet finale.

“Nerazzurrët” u rikthyen nga goli i hershëm i Nico Gonzalez për të ngritur Kupën e Italisë në “Olimpico” me dy gola të shënuar nga Lautaro Martinez.

Kjo ua mundësoi zikaltërve ta mbronin si Kupën e Italisë ashtu edhe Superkupën e Italisë nga sezoni i kaluar.

“Nuk mund të shpreh sa krenar jam për lojtarët dhe gjithë stafin tim. Të gjithë tani kanë një mentalitet fitues dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në gjendje të luajmë në kaq shumë finale dhe të fitojmë kaq shumë kupa”, tha Zhang për “Mediaset”.

Zhang tani ka fituar pesë trofe gjatë presidencës së tij, një titull kampionit, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa italiane, duke e bërë atë presidentin e tretë më të suksesshëm në historinë e Interit pas Massimo Morattit dhe babait Angelo Moratti.

“Natyrisht, familja Moratti është gjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve të Interit dhe jam i lumtur që po ndjek rekordin e tyre.”

Zhang u pyet se sa beson me të vërtetë Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve kur do të përballet me Manchester Cityn në Stamboll më 10 qershor.

“Për të qenë i sinqertë, për shtatë vjet lojtarët tanë dhe klubi ynë nuk synuan Ligën e Kampionëve. Tani kemi luajtur kaq shumë finale, kemi fituar kaq shumë kupa. Unë mendoj se në këto lloj lojërash, zemra dhe mendjet tona kanë rëndësi.”, tha ai.

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij