
Presidenti i sapozgjedhur i Kenias, William Ruto, në ditën e tij të parë të punës si president, ka drekuar me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Këtë e ka bërë të dtur kështilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili edhe ka publikuar disa fotografi nga kjo drekë.
“Në ditën e parë si president i Kenias, miku ynë William Samoei Ruto u mirëpritëm për drekë në rezidencën presidenciale në Nairobi. Kënaqësi e jashtëzakonshme”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Kujtojmë se Pacolli mori pjesë edhe në inaugurimin zyrtar të Rutos si president, derisa këta të dy kanë edhe lidhje të forta miqësore mes vete. /Gazeta10