
Charles Michel – Presidenti i Këshillit Evropian, ka bërë thirrje që Rusia të pezullohet nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Michel kërkoi reforma, të cilat ai tha se janë të nevojshme dhe urgjente.
“Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikueshme, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pezullimi i tij nga Këshilli i Sigurimit duhet të jetë automatik”, tha Michel gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./Gazeta19