Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Presidenti i La Ligës sulmon Real Madridin: Është një klub vajtuesish, Perez po mashtron njerëzit

Gazeta10
25 Shkurt 2025 - 14:14

Presidenti spanjoll i La Ligës, Javier Tebas, foli “pa gjurmë” në mëngjesin sportiv të Europa Press, duke kritikuar ashpër Real Madridin.

Real Madridi ka qenë në qendër të polemikave javët e fundit për shkak të kritikave të ashpra ndaj gjyqtarëve në La Liga.

Klubi i dërgoi një deklaratë Federatës Spanjolle të Futbollit në fillim të muajit dhe që atëherë kanë ardhur ankesa të reja.

“Është një histori agresive dhe e manipuluar. Unë njoh shumë tifozë të Realit që nuk pajtohen me pozicionin e klubit. Është një klub vajtuesish që qajnë gjatë gjithë ditës. Ata qanë këtë fundjavë, do të qajnë fundjavën tjetër dhe do të bëjnë histori për një lloj komploti”.

“VAR është përdorur së tepërmi kohët e fundit sepse Perez e thirri presidentin Rubiales. Perez po mashtron njerëzit, ai përfaqëson futbollin oligarkik, ai përfaqëson futbollin vetëm për të pasurit. Ai dëshiron të vendosë gjithçka, përfshirë paratë që shpërndahen”, përfundoi i pari i La Ligës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.