
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq së bashku me një delegacion do të vizitojë sonte Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për medie, ku kanë bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, raporton Gazeta10.
“Sonte, me datën 24 tetor 2022, në orët e mbrëmjes, Republikën e Kosovës pritet ta vizitoj
Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Sh. T. z. Milo Gjukanoviq, së bashku me një delegacion
shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e
rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit
shtetëror në Kosovë.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Teksa, kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje të trafikut./Gazeta10