Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidenti kroat në OKB: Avokojmë për njohjen universale të Kosovës

Gazeta10
21 September 2023 - 12:59

Kosova zuri vend në fjalimet e një sesioni të rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

Përveç Shqipërisë që përmendi të drejtën e Kosovës për pavarësi, një thirrje për “njohje universale” erdhi edhe nga aleati tjetër i Kosovës – Kroacia.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq e përmbylli fjalimin e tij me një thirrje drejtuar kombeve që Kosova të njihet si shtet i barabartë në bashkësinë e kombeve.

“Ne vazhdojmë të avokojmë për njohjen universale të Republikës së Kosovës dhe të drejtave të saj për ekzistencë si anëtar i barabartë i bashkësisë së kombeve. Është në interesin tonë të promovojmë stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij rajoni, si dhe procesin e integrimit europian, i cili besojmë se mbetet vendimtar për prosperitetin e ardhshëm të fqinjëve tanë dhe për të cilin shpresojmë se do të përshpejtohet në vitet e ardhshme”, tha ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.