Gazeta10

Presidentja e Sllovenisë mbështet Pahorin për t’u bërë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar mbështet përpjekjet e paraardhësit të saj Borut Pahor për t’u bërë përfaqësuesi i ardhshëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi. Kështu thuhet në një përgjigje nga zyra e saj për Agjencia Sllovene e Shtypit – STA.

Pirc para pak ditsh tha për Balkan Insight se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç tha ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor është përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi.

Pahor, ka folur edhe vetë për mundësinë që të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

Ish presidenti slloven theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej