Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja hungareze vjen në Kosovë

Gazeta10
13 September 2022 - 8:23

Sot, 13 shtator, për vizitë zyrtare në Kosovë do të qëndrojë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.

Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në orën 09:00.

Ceremonia e pritjes nga presidentja Osmani do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20.

Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.