
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ka paralajmëruar se Serbia është duke përgatitur sulm ndaj Kosovës.
Komentarori politik, Krenar Shala ka thënë se me këto deklarata presidentja Osmani ka pas tendencë që ta bëjë situatën sa ma alarmante.
Sipas tij, me këtë veprim Osmani ka për qëllim që ta kritikojë bashkësinë ndërkombëtare se po rri symbyllur për rastin e Banjskës, raporton gazeta10.
“Ajo po do me thënë se nëse sulmi i Banjskës të kish ndodh në Paris ish bë shumë e madhe”, ka thënë Shala, në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.
Ai ka kritikuar edhe Bashkësinë ndërkombëtare se nuk e i ka dhënë rëndësinë e duhur sulmit terrorist në Banjsëk dhe kjo sipas tij, mund të jetë shqetësimi që presidentja Osmani të këtë dal me një deklaratë tillë. /Gazeta10/