Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja merr pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë: SHBA’të janë më tepër se një aleat strategjik për Kosovën

Gazeta10
14 November 2026 - 21:26

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e presidencës, shtohet se me këtë rast, Presidentja ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

Ajo theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.