Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Turqi

Gazeta10
21 January 2025 - 15:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar pas tragjedisë që ndodhi në Bolu të Turqisë, ku një zjarr i cili shpërtheu brenda një hoteli la të vdekur të paktën 66 persona.

Në një reagim në rrjetin social “X”, e para vendit u shprehi ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndërkaq u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të madhe. Ne jemi me reaguesit e guximshëm që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Recep Tayipp Erdogan dhe popullin e Turqisë”, ka shkruar presidentja.

Zjarri i madh shpërtheu brenda një hoteli në një restort të njohur turistik për skiji.

Pos viktimave, ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se të paktën 51 të tjerë janë plagosur./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.