Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani nënshkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat në Turqi e Siri

Gazeta10
09 February 2023 - 19:52

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar librin e ngushëllimeve për të vdekurit nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi e Siri.

Këtë presidentja Osmani e bëri te ambasada e Turqisë në Prishtinë, ku edhe shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre.

“Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin nga kjo tragjedi e madhe. Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, njoftoi Osmani në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.