Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Presidentja Osmani pret në takim skuadrën Ballkanit

Gazeta10
12 October 2022 - 14:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kampionin në fuqi të Kosovës në futboll Ballkanin, raporton Gazeta10.

Ky takim ndodh një ditë para sfidës jashtëzakonisht të rëndësishme për Ballkanin në Ligën e Konferencës kundër skuadrës turke Sivaspor që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri”, përcjellë KosovaPress.

Osmani ka uruar Ballkanin për sukseset e arritura deri më tani në garat evropiane, si dhe i ka uruar fat në ballafaqimin e nesërm me Sivasporin./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.