Lajme

Presidentja Osmani solidarizohet me të prekurit nga zjarret në Los Angeles: Zemrat tona janë me ju

Gazeta10
11 Janar 2025 - 17:10

Presidentja Vjosa Osmani është solidarizuar me të prekurit nga zjarret shkatërruese që kanë goditur Los Angelesin.

Në një postim në “X” të shtunën, Osmani ka nderuar guximin dhe përpjekjet e reaguesve të parë që kanë shpëtuar jetët e njerëzve në SHBA.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Los Angelesit të prekur nga zjarret shkatërruese. Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet, ne bashkëndjejmë me ju. Gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.