
Liderët botëror po takohen në Konferencën e 59-vjetore të Sigurisë në Mynih. E gati një vit pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, do të diskutohet mbi sigurinë dhe mbrojtjen globale, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë
E pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësuesit më të lartë të Kosovës. Në Munih tashmë kanë ‘zbarkuar’ Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Por, fjalim para liderëve botëror, sot pritet që të mbajë vetëm presidentja Osmani.
Në agjendën e publikuar, Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqës dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez.
Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.
Drejtë Gjermanisë ka udhëtuar edhe Kurti. Ai nuk do të ketë fjalim në konferencën e Mynihut, por nga kryeministria bëjnë të ditur se Kurti takim do të ketë me liderët shtetëror pjesmarrës në këtë konferencë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, u that ë premtën mbrëma në njoftimin e kryeministrisë.
Çka ndodhi dje në Konferencën e Mynihut?
Konferenca e 59-të, vjetore e Sigurisë së Mynihut (MSC) filloi të premtën e 17 shkurtit në Mynih, me mbledhjen e liderëve botërorë, që do të diskutojnë për sigurinë globale, mbrojtjen, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë, duke e mbajtur fokusin në pushtimin rus që vazhdon ende në Ukrainë.

Krahas shumë liderëve botërorë dhe evropianë, në Konferencë morën pjesë Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emanuel Macron, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e të tjerë figura të rëndësishme të politikës botërore.
Në fjalën e tij, përmes një video-adresimi Zelenskyy i bëri thirrje udhëheqësve perëndimore të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën./Gazeta10