Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani takoi presidentin kroat: Kroacia,aleate e çmuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale

Gazeta10
04 April 2025 - 13:17

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, është takuar Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post.Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, shkroi presidentja Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.