Lajme

Presidentja Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Gazeta10
07 Janar 2025 - 10:12

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.

Ajo tha se kjo festë duhet të shërbejë si moment reflektimi për dashurinë e solidaritetin.

“Në këtë ditë feste, uroj të gjithë besimtarët ortodoksë për paqe, harmoni dhe begati në familjet e tyre. Kjo festë na kujton dashurinë, solidaritetin dhe shpresën, vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë si shoqëri. Qoftë kjo kremtë një moment reflektimi dhe gëzimi për të gjithë! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.