Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në

Gazeta10
17 November 2025 - 18:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë.

“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.