Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Presim një ndryshim që duhet të ndodh”, voton djali i Hashim Thaçit

Gazeta10
07 June 2026 - 13:27

Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli sot kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Që të dy votuan paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.

Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllau, nuk pranoi të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit.

Ai për KosovaPress, tha se presin një ndryshim që duhet të ndodh.

“Presim një ndryshim i cili duhet të ndodh”, tha Thaçi.

Sot në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët votojnë për të zgjedhur legjislaturën e re.

Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.

 

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.