Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prezantimi emocional i Kurtit për Shqipe Mehmeti Selimin

Gazeta10
17 May 2026 - 20:58

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar kandidaten për deputete, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila do të jetë pjesë e garës zgjedhore të 7 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, bëri të ditur se Mehmeti-Selimi do të kandidojë me numrin 10 në listën zgjedhore të VV-së.

Gjatë prezantimit të saj, Kurti vlerësoi angazhimin dhe përvojën e Mehmeti-Selimit, duke theksuar kontributin e saj në periudha të ndryshme.

“Me numrin 10, Shqipe Mehmeti-Selimi. Shqipja ka studiuar menaxhim dhe informatikë. Ka qenë pjesë e UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës gjatë vitit 1998 dhe më pas në Zonën e Karadakut në vitin 1999. Ka qenë deputete në tri legjislatura”, tha Kurti.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.