
Një studim i fundit i realizuar nga profesorët e Universiteti të Prishtinës thotë se mbi 40 % e nxënësve në Kosovë qëndrojnë online në telefon mbi tri orë gjatë ditës.
Sociologu, Ragip Fetahu në emisionin ‘Dita e re’ në Kanal10, thotë se rrjetet sociale tani janë bërë pjesë e pandashme e jetës për të gjitha gjeneratat, duke përfshirë edhe adoleshentët.
Sipas tij, një numër i madh i nxënësve kosovarë i përodrin shumë rrjetet sociale dhe internetin.
“Për fat të keq një numër i madh i prindërve të këtyre fëmijëve ju lejojnë akces të plotë në të gjitha rrejtët sociale dhe në të gjitha platformat që ofrohen online pa bërë dallim nëse është për të rritur apo për fëmijë”, ka thënë Fetahu, raporton gazeta10.
Sipas tij, kjo i ka edhe gjërat pozitive edhe ato negative.
“Ana pozitive është se atyre ju mundëson qasje në informacionet e përgjithshme dhe komunikimin e përgjithshëm me bashkëmoshatarët e tij edhe në vendet përendimore. Ndërsa ana negative është se duke ju mundësuar akces të plotë në të gjitha rrjetet sociale ju humb koncentrimi në jetën reale”, ka thënë Fetahu.
Sipas tij, prindërit po vazhdojnë t’iu blejnë telefona fëmijëve dhe barrën për mossukses të fëmijëve të tyre duhet ta marrin vetë prindërit.
Deklaratën e tij të plotë për këtë çështje e gjeni me poshtë: