Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina e zhvillon sonte duelin e parë çerekfinal në Ligën ENBL

Gazeta10
08 March 2023 - 12:03

Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte sfidën e parë të fazës së dytë në Ligën ENBL, raporton Gazeta10.

Bardhekaltrit do të ndeshen me skuadrën polake King Szczecin në çerekfinalen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 mars.

Përballja e sontme do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

Kryeqytetasit përfunduan në vendin e katërt në Grupin A me dy fitore e katër humbje, ndërsa King Szczecin fitoi Grupin B me gjashtë fitore e një humbje.

Fituesi i kësaj përballje do të ndeshet me fituesin e çiftit Budivelnyk Kyiv-BC Wolves.

Kjo është hera e parë që prishtinasit marrin pjesë në Ligën ENBL dhe mund të jetë hera e parë që arrijnë në Final 4.

Brooks Debisschop nga Sigal Prishtina është kërcyesi më i mirë i Ligës me 9.3 kërcime për ndeshje.

Derrick Wilson është asistuesi i pestë me 5.5 për ndeshje, kurse Jetmir Zeqiri është bllokuesi i pestë me një bllok për ndeshje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.