Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina kërkon rikthimin te fitoret në Ligën Ballkanike, ndeshet me Plevjlan

Gazeta10
13 March 2024 - 11:08

Prishtina do të rikthehet sërish në aksion të enjten në kompeticionin e Ligës Ballkanike.

Skuadra nga kryeqyteti kësaj radhe do të jetë mysafir i skuadrës malazeze, Pljevlja.

“Bardhekaltërit” shihen si favorit në këtë ballafaqim pasi malazezët kanë pësuar gjashtë humbje këtë edicion në Ligën Ballkanike në po aq ndeshje të luajtura.

Prishtina ka tri fitore e dy disfata këtë edicion në Ligën Ballkanike dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.

Skuadra më e trofshme në Kosovë nuk po kalon në formë të mirë së fundmi ku ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Po ashtu, Prishtina të hënën njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin kroat, Jaksa Vulic.

Skuadra nga kryqyteti aktualisht renditet në pozitën e katërt në Superligën e Kosovës me 14 fitore e 10 humbje.

Në anën tjetër, Pljevlja gjendet në pozitën e parafundit në kampionatin malazez, me dy fitore e 13 disfata.

Kjo përballje luhet të enjten me fillim nga ora 17:30.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.