Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova

Gazeta10
02 February 2023 - 22:32

Qendra tregtare më e madhe në Evropën Juglindore me një arkitekturë unike pritet t’i hapë dyert për konsumatorët në Kosovë, më 6 mars të këtij viti.

Me nje hapësirë gjigande, në “Prishtina Mall” do të zënë vend brende të njohura botërore të cilat do t’i plotësojnë nevojat e të gjithë konsumatorëve.

Drejtori i bordit i “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi ka treguar për Politiko se konsumatorët do të mund të shërbehen në kafeteri, kënde argëtimi, si dhe pjesë e saj do të jetë edhe kinemaja më e madhe në Ballkanin Perëndimorë me 15 salla dhe 2500 ulëse.

‘Argëtimit i është dhënë prioritet. Qendra i ka 240 mijë metra katror, vetëm 150 mijë janë të lëshuara me qera. Pjesa tjetër, është hapësirë e përbashkët, shetitore, kafeteri të vogla, është kino më e madhe në Evropën Juglinodre, me 15 salla e 2500 ulëse, është këndi i argëtimit, tri koncepte brenda një, që është vozitje me vetura elektrike. Ideja ka filluar diku në vitin 2010, atëhere kemi filluar ta gjejmë një pozicion në Kosovë, ku e lidhë vendin me cdo kufi i Kosovës është larg 40 minuta. Kemi filluar të blejmë tokat. Ne jemi rritur rrugës me numrin e aksionarëve. Kemi fillu me bë studimin e fisibilitetit. Kjo ka mundësuar që shumë brende me ardh në Kosovë për herë të parë”, tha Zymberi.

Afaristi Zymberi shtoi se me hapjen e Prishtina Mall, qytetarët e Kosovës do të mund t’i kryejnë blerjet e tyre /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.