
Klubi basketbollistik Prishtina ka njoftuar se basketbollisti ameikan, Derrick Wilson është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicionin e skuadrës për të paktën 2 javë.
Wilson ka pësuar një lëndim në krah, në ndeshjen që “bardhekaltërit” e luajtën kundër AEL Limassol në kuadër të Ligës Ballkanike.
Prishtina nëpërmjet një komunikate zyrtare ka dhënë detaje të reja lidhur me Dardan Berishën, i cili ishte lënduar gjatë grumbullimit me Kosovën.
Berisha pritet të rikthehet në parket brenda 10 ditëve, me ç’rast do të jetë i gatshëm për fazën e “Play-Offit”.
Një lajm i mirë për skuadrën nga kryeqyteti është se Muhamedali Janjeva është rikthyer nga lëndimi dhe do jetë në dispozicionin e Albert Sylejmanit për ndeshjet e Ligës Unike.
“Bardhekaltërit” gjenden në pozitën e katërt në tabelë në Superligën e Kosovës, me 16 fitore e 11 humbje.
Prishtina ishte finalist i Kupës së Kosovës, teksa është në garë për titullin kampion, Ligën Unike dhe Ligën Ballkanike.