Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtina mirëpret Festivalin e Kafes dhe Çajit

Gazeta10
07 Tetor 2022 - 14:04

Pas dy viteve pauze, rikthehet aroma e kafes dhe çajit në sheshin “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, raporton Gazeta10.

Për tre ditë radhazi, me 11, 12 dhe 13 tetor, Prishtina do ta mirëpres edicionin e 6-të të Festivalit të Kafes dhe Çajit.

Hapja zyrtare do të bëhet të martën me (11 tetor) dhe orari do të zgjasë nga ora 10:00 deri 21:00.

Risi këtë edicion do të jetë pjesëmarrja për herë të parë e 5 brendeve të reja (kafes dhe çajit),duke dërguar si asnjëherë më parë numrin në 30 të brende pjesëmarrëse.

Të gjithë vizitorët do të kenë mundësi për t’u njohur me programet e kafeve dhe çajërave si dhe për t’i degustuar, pse jo të gjitha brendet prezente në një vend.

Për dispononim dhe argëtimin e vizitorëve, do të përkujdeset atmosfera e krijuar nga përformimi i solo këngetarëve me muzikë të lehtë – jo të zhurmshme, si dhe DJ-ve të njohur vendor./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.