Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtina pritet të bëhet me shkolla publiko – private, komuna jep detaje

Gazeta10
04 May 2023 - 9:00

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka thënë se sot priten të fillojnë ndërtimet për shkollën e parë në Veternik e cila do të jetë publiko – private.

“Sot e kemi një aktivitet nga ora 10:00 për fillimin e punimeve në shkollën në Veternik, ky është një lajm i mirë për banorët e lagjes Veternik, gjithashtu jemi duke zhvilluar punimet me kontratat të cilat i kemi të lidhura, ditën e djeshme i kemi lidh shtatë kontrata të cilat do të hyjnë në funksion këtë javë dhe javën e ardhshme”, tha ai.

Sipas tij pas përfundimit të kësaj shkolle do të fillojë ndërtimi edhe i dy shkollave të tjera publiko – private.

“Shkolla në Veternik është e para më partneritet publiko privat, pas kësaj shkolle do të vazhdojë ndërtimi edhe i dy shkollave tjera, këto shkolla do të jenë publike por që ne si komunë do ti paguajmë sipas marrëveshjeve të cilat janë kryer”, tha Xhaferi./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=uAi43ELtgYU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.