
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të vendosen kamerat e sigurisë me intelegjencë të lartë artificiale.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se të njëjtat do të monitorohen nga Policia.
“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet”, ka treguar kryetari i Prishtinës.