
Skuadra e FC Prishtinës e ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e sotme, e cila u luajt në “Fadil Vokrri”, Prishtina shënoi fitore me rezultat të thellë prej 6-0.
Kryeziu dy herë, teksa Pllana, Hasan Hyseni, Mërgim Pefqeli dhe Jashari shënuan nga një për fitoren e kryeqytetasve.
Në total, pas dy ndeshjeve ndaj Vushtrrisë në fazën gjysmëfinale, Prishtina fitoi me rezultatin e përgjithshëm 8-1.
Në finalen e Kupës së Kosovës, Prishtina do luajë me Gjilanin. I cili në këtë fazë mposhti skuadrën e Llapit.