Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina – Trepça, Peja – Ylli, gjysmëfinalet e “play-offit” në elitën e basketbollit

Gazeta10
10 April 2023 - 14:37

Prishtina – Trepça dhe Peja – Golden Eagle Ylli janë çiftet gjysmëfinaliste të fazës së “Play-Offit” në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina dhe Peja ishin renditur në pozitat 1 dhe 2 në stinorin e rregullt të garave dhe kanë siguruar automatikisht kalimin në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Trepça dhe Ylli e kanë nisur “Play-Offin” nga çerekfinalja dhe kaluan lehtësisht në mesin e katër skuadrave më të mira.

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli triumfoi lehtësisht kundër Vëllaznimit në dy ndeshjet, 111-86 në Suharekë dhe 80-126 në Gjakovë.

Trepça në çerekfinale mposhti Bashkimin në dy ndeshjet, 92-88 në palestrën “Minatori”, ndërsa në përballjen e dytë që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” fituan me shifrat 79-96.

Në katër përballjet që kanë luajtur Prishtina dhe Trepça mes vete në stinorin e rregullt, dy herë ka triumfuar Prishtina dhe dy herë të tjera Trepça.

Ndërsa, në përballjet mes Pejës dhe Yllit, dy herë ka fituar Peja ndërsa dy herë të

tjera skuadra therandase.

Faza gjysmëfinale e “Play-Offit” starton në mesjavë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.