
Në kryeqytetin e Kosovës, votohet sot për garën e balotazhit, ku për Kanal 10 na raporton gazetarja Bleona Dallaveraj.
Ajo na tregon se në këtë komunë, të drejtë vote sot kanë rreth 222 mijë e 326 qytetarë, të cilët priten të votojnë gjatë ditës së sotme.
Për të parin e kryeqytetit, sot garon Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga LVV.
Përveç këtyre raportimeve për proce3sin e zgjedhjeve, Dallaveraj na raportoi edhe për punimet e së dielës që bëhen zakonisht në sheshet e Prishtinës. Ajo u pengua gjatë raportimit të saj prej zhurmës së aparateve të ndryshme që punëtorët i shfrytëzonin për pastrimin e gjetheve të rëna gjatë këtyre ditëve të vjeshtës.