
FC Prishtina të martën ka zytarizuar transferimin e ri në klub.
Faisal Al-Harthi nga sot e tutje do të bartë fanellën e skuadrës nga kryeqyteti.
Njoftimin për transferimin e mbrojtësit nga Arabia Saudite, Prishtina e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi. Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb. 23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi. Ai pas firmosjes së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi” thuhet në njoftimin e klubit.
Mbrojtësi 23-vjeçar vjen te Prishtina pas një periudhe gjashtë mujore që e kishte te skuadra malazeze, Mladost.
Në të kaluarën, Al-Harthi kishte qenë pjesë e skaudrës arabe, Al-Seeb.
Prishtina renditet në pozitën e katërt në tabelë në Superligë, me 31 pikë të grumbulluara.