Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtinasit pa Spital edhe gjatë 2023-tës

Gazeta10
03 January 2023 - 19:13

Raporti: Arbenita Ilazi /Kanal10

Përkundër që projekti parashihej të përfundonte në vitin 2021, mbi 300 mijë banorë të Prishtinës vazhdojnë edhe më tej të mos kenë spital. Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet thotë se gjatë këtij viti do të fillojë ndërtimi i tij, derisa asamblistë të opozitës shprehen skeptikë se spitali do të ndërtohet gjatë mandatit të Përparim Ramës, shkruan Kanal10.

Me vite të tëra u prezantua projekti për ndërtimin e tij, por kryeqyteti me mbi 300 mijë banorë, vazhdon të mos ketë spital.

Ndonëse në vitin 2019 ishte nënshkruar memorandum i mirëkuptimit për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, ky i fundit vështirë se do të mund të finalizohet gjatë mandatit të Përparim Ramës.

Kështu së paku thonë asamblistë të opozitës në Prishtinë.

Ndërsa, përkundër që projekti parashihej të përfundonte në 2021-tën, tek më 23 qershor të këtij viti, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prezantuan planin e fizibilitetit për këtë spital.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë se gjatë 2023-tës shpreson që të fillojë ndërtimi i këtij spitali.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka theksuar se shpreson që komuna ta mbaj premtimin për ndërtimin e këtij spitali, edhe pse është shprehur skeptik.

Për mos ndërtimin e Spitalit të Prishtinë deri më tani, por edhe të spitaleve tjera të reja, anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu ka fajësuar ekzekutivin.

Ndërsa, nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë ngritur shqetësime edhe për gjendjen aktuale në institucionet publike shëndetësore në vend, derisa kanë kërkuar që të shtohen investimet.

Përveç planit të fizibilitetit, nuk janë parë hapa konkret të ndërmarrë për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.