Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prishtinë, aktualisht janë të hapura tri ekspozita arti

Gazeta10
11 November 2022 - 17:19

Në Prishtinë aktualisht janë të hapura tri ekspozita, raporton Gazeta10.

Kështu, në Galerinë Kombëtare të Kosovës është e hapur ekspozita personale Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” e artistit Jeton Gusia kuruar nga Blerta Hoçia.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është e hapur ekspozita “Monumeti i Lules së Parë” nga Astrit Ismaili, kuruar nga Donjetë Murati.

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës është e hapur ekspozita “Burgu i Idealit”.

Këtë njoftim e ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“ Tri ekspozita që mund ti vizitoni në vikend

Description: 🖼️Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është e hapur ekspozita personale “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” e artistit Jeton Gusia kuruar nga Blerta Hoçia. Vizitori do ta gjejë veten të zhytur në thellësitë e tuneleve brenda të cilave vallëzon një ritëm primordial, ai i pavetëdijes kolektive, ku herë pas here fragmente imazhesh arketipike si idile të pikturuara të përditshmërisë rilindin, duke u shfaqur me thjeshtësinë e jetës së jetuar.

Description: 📌Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës mund të shihni ekspozitën “Monumenti i Lules së Parë”, nga Astrit Ismaili, kuruar nga Donjetë Murati. “Monumenti i Lules së Parë” prezanton punët e Astrit Ismailit që ndërlidhën me transformimin. Monumenti i luleve, kthehet në metaforë, njejtë si udha e saj në mes të errësirës së thellë. Kur mund të përcaktojmë një moment të caktuar transformimi?

Description: 🔹Në Muzeun e Burgut të Prishtinës gjatë ditës së shtunë mund të vizitoni ekspozitën “Burgu i Idealit”, e cila sjell tekste historike, fotografi, ilustrime, video materiale e intervista me rrëfime, krijimtari artistike të burgut si piktura e vjersha nga ish të burgosurit, emrat e mbi 9000 të ish të burgosurve politik shqiptarë në këtë dhe burgje të tjera të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.