Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, Mulliri 150 vjet nuk rinovohet dhe po shkon drejtë rrënimit (VIDEO)

Gazeta10
09 September 2022 - 8:48

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se në Prishtinë një mulli i vjetër 150 vjet nuk po rinovohet dhe po shkon drejtë rrënimit, raporton Gazeta10.

Qytetari që e ka raportuar këtë problem ka thënë se intervenime në këtë mulli ka pasur vetëm një herë por ato kanë qenë joprofesionale.

“Nihere kanë intervenue, ato intervenime që i kanë bërë kanë dështuar krejt. Kanë punuar pa kontroll, pa projekt. Tash u shkatërru qeshtu qysh po duket në shkatërrim e sipër”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se ka bërë kërkesë serish për këtë mulli por gjithçka ka përfunduar me disa fotografi nga komisioni i ministrisë, dhe asgjë më shumë.

“Vjet i kam bërë kërkesë prapë. Ka qenë komisioni i ministrisë e kanë fotografu e kanë pa dhe thanë me ba intervenim kulmin se kulmi është shkatërru krejt. Thanë vina edhe nuk erdhen më”, ka thënë qytetari më tej. / Gazeta10

https://youtu.be/7YKFpr8r-XQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.