Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, Musmurati prezanton punën e bërë për shkolla më të sigurta

Gazeta10
20 September 2022 - 9:57

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka prezantuar punën e bërë për shkolla më të sigurta, raporton Gazeta10.

Musmurati ka thënë se ditë më parë Drejtoria e Shërbimeve Publika ka bërë shenjëzimin para disa shkollave.

Këto shenjëzime janë bërë për ta rritur sigurinë në shkolla.

Musmurati ka thënë se siguria në shkolla mbetet prioriteti për udhëheqjen e saj.

Këtu keni postimin e plotë:

“INVESTIME PËR SHKOLLA MË TË SIGURTA

Ditë më parë Drejtoria e Shërbimeve Publike Ilirik Musliu ka bërë shenjëzimin para shkollave të Hajvalisë “Shkëndija” dhe “Afrim Gashi”, si dhe shkollave “Dardania” e “Xhemail Mustafa”. Ndriçim publik, sinjalizim, shtylla anti-parking, rrethoja dhe shenjëzim që shkollat të jenë më të sigurta. Siguria në shkolla është prioritet. Description: 🌳Description: 💙#bashkëendreqim”, ka shkruar Musmurati në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.