
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se qytetarët po mbesin në asgjnsor në një nga lagjet e Prishtinës, si shkak i reduktimeve me rrymë, raporton Gazeta10.
Naxhie Uka, ka treguar për një moment kur është përballur me këtë problem.
“Kom dalë në koridor në mëngjes me shku në punë, edhe mu ka dashtë me e thirr me e n’qu njerin prej gjumit edhe me me nxjerr prej liftit”, ka thënë ajo.

Tutje, një qytetar tjetër ka thënë se gjithmonë është i frikësuar meqë nuk e di kur ndalet rryma.
“Gjithmonë jam i frikum se nuk e di kur ndalet rryma. Me konë me ditë psh kohën kur vjen edhe kur ndalet e shfrytëzon atë kohë. Shumë rrallë edhe e shfrytëzojë bile”, ka thënë ai.
Kujtojmë se së fundmi Kosovë ka hyrë në një krizë të thellë energjetike ku ka ashpërsim të reduktimeve me rrymë në gjithë territorin e Kosovës. / Gazeta10