Mesfushori Mateo Kovaçiq pritet të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni, ka shkruar “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se kroati do të largohet pasi drejtuesit e Chelseat nuk e kanë ndërmend t’ia of rinovojnw kontratën që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Për kartonin e mesfushorit, ekipi anglez po kërkon të paktën 30 milionë euro.
28-vjeçari këtë sezon nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ku ka vetëm një gol dhe një asistim në të gjitha garat për londinezët.
Ai është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Madridi, Interi e Dinamo Zagrebi.