Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pritja e PDK-së, Krasniqi: Shpreh konsideratën më të lartë ndaj gazetarëve

Gazeta10
30 December 2022 - 15:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur konsideratën më të lartë ndaj gazetarëve, raporton Gazeta10.

Ai në një pritje të fundvitit të organizuar për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediava ka falënderuar ata për punën e bërë.

Më tej, ai ka thënë se ky ka qenë një vit jo i lehtë por aty janë përmendur vetëm gjërat e mira.

Këtu keni postimin e plotë:

“Vitin 2022 e përmbyllëm me pritjen e organizuar për gazetarët, opinionistët dhe përfaqësuesit e mediave, në një ambient festiv e me biseda relaksuese.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për punën e palodhshme të gazetarëve, në shërbim të informimit të saktë, të shpejtë, transparent dhe objektiv të qytetarëve, për ngjarjet dhe dinamikat shoqërore, ata i falënderova për angazhimin dhe punën e tyre gjatë këtij viti sfidues.

Ndonëse kaluam një vit jo të lehtë si shoqëri, këtë herë zgjodhëm t’i përmendim vetëm sukseset e ngjarjet e mira, me shpresën dhe urimin e gjithësecilit që Viti i Ri 2023 të jetë më i mbarë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.